Shekerinska: Pas 11 vitesh të humbura jemi në tryezën e njëjtë me shtetet më të fuqishme në planet - Bota Sot
Shekerinska: Pas 11 vitesh të humbura jemi në tryezën e njëjtë me shtetet më të fuqishme në planet

Maqedonia

Shekerinska: Pas 11 vitesh të humbura jemi në tryezën e njëjtë me shtetet më të fuqishme në planet

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 12:48
Radmilla Shekerinska

Për vetëm dy vite e gjysmë kemi arritur që shtetin tonë prej një shteti të izoluar ta bëjmë anëtare të sigurt të aleancës më të fuqishme. Më nuk jemi vetëm as në të mirë e as në të keq, deklaroi bartësja e listës në NJZ5, Radmilla Shekerinska nga LSDM dhe koalicioni “Mundemi”.

Para dy vite e gjysmë Shekerinska shtoi se kanë premtuar anëtarësim në NATO dhe këtë e kanë realizuar. Për vetëm dy vite e gjysmë, sqaron, shteti është bërë anëtarja e aleancës më të fuqishme ushtarako-politike.

“Fjala është fjalë, në po të njëjtin vit kemi fituar fillimin e negociatave me BE-në, pas 11 vitesh të humbura. Për vetëm dy vite e gjysmë kemi arritur të bëhemi anëtare e NATO-s të fillojmë me negociatat me BE-në t’i rrisim pagat dhe pensionet tri herë ta rrisim asistencën sociale dhe t’ua kthejmë paratë qytetarëve. Për vetëm dy vite e gjysmë qytetarët sërish janë të lirë ndërsa mediat edhe kritike edhe gjithmonë të liruara nga presioni i pushtetit”, tha Shekerinska.

Sipas saj, nëse nuk dilet në votim më 15 korrik, kjo mund të bëhet edhe një shans i pashfrytëzuar pasi, sqaron, me VMRO-DPMNE-në në pushtet Maqedonia në BE nuk ka shanse.

“Na e jepni besimin për t’i çuar deri në fund punët e nisura, hynë në NATO mundemi edhe në BE. I kemi zgjidhur çështjet kyçe, kryesore, strategjike për shtetin. Tani me të njëjtën energji, pasion, fuqi dhe guxim do të përballemi me probleme lidhur me shtetin ligjor. Kemi siguruar drejtësi tani është koha për rend dhe drejtësi, na e jepni besimin për ta përfunduar atë që e kemi nisur”, shtoi Shekerinska.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat