Çulev: Pronar i një shitore ka premtuar se do t’i shlyej borxhet nëse votojnë për LSDM - Bota Sot
Çulev: Pronar i një shitore ka premtuar se do t’i shlyej borxhet nëse votojnë për LSDM

Maqedonia

Çulev: Pronar i një shitore ka premtuar se do t’i shlyej borxhet nëse votojnë për LSDM

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 12:54
Naqe Çulev

Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev bëri të ditur se një pronar i një shitore në Shtip ka premtuar se do t’i shlyej borxhet për disa persona nëse ata votojnë për LSDM.

“Pas marrjes së infromacioneve se personi D.A nga Shtipi ka disa dokumente dhe letërnjoftime nga persona të bashkësisë rome të, që janë mbajtur si peng në shitoren e tij për shkak të borxhit, dhe ka premtuar se borxhi do të shlyet nëse në ditën e zgjedhjeve do të votojnë për LSDM-në, është marrë vendim për kontroll të shtëpisë së tij dhe hapësirave tjera me qëllim të sigurimit të dëshmive dhe dokumentin të rastit”, shkruan Çulev.

Ministri bëri të ditur se janë gjetur katër fletore të formatit A4 ku ka pasur emra, 69 letërnjoftime, 18 leje për vozitje, 18 dokumente të vjetra, gjashtë letërnjoftime të vjetra, dhe një leje për vendbanim.

Çulev ju bën apel qytetarëve të paraqesin çdo shkelje të të drejtës së votës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat