Sela njofton kryeministrin Hoti se pas 15 korrikut do të hiqen barrierat mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës - Bota Sot
Sela njofton kryeministrin Hoti se pas 15 korrikut do të hiqen barrierat mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Maqedonia

Sela njofton kryeministrin Hoti se pas 15 korrikut do të hiqen barrierat mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 15:10
Ziadin Sela

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela kërkon mirëkuptim nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti për vendimin qeveritar të Maqedonisë në të cilin shtetasit e Kosovës gjatë hyrjes në Maqedoninë e Veriut duhet të dorëzojnë test PSR negativ jo më të vjetër se 72 orë.

Siç shkruan Sela në ‘Twiter’, këto masa janë të motivuara politikisht për shkak frikës nga zgjedhjet e 15 korrikut.

“Masat kufizuese të Qeverisë së Maqedonisë për shtetasit e Kosovës në kufij janë të motivuara politikisht nga frika e zgjedhjeve. Kërkoj mirëkuptimin e kryeministrit Avdulla Hoti”, shkroi Sela duke shtuar se barrierat mes neve do të mbesin në histori pas 15 korrikut.

Ndryshe, më 26 qershori Maqedonia e Veriut i hapi kufijtë pa kërkuar test PSR për coronavirusin dhe 14 ditë izolim, por për shkak të situatës, prej dje ka hyrë në fuqi vendimi qeveritar ku për shtetasit e Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjës gjatë hyrjes në kufi të Maqedonisë kërkohet test PSR jo më i vjetër se 72 orë.

Sipas ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe kjo masë është marrë duke u bazuar në informacionet për coronavirusin në këto vende dhe ka për qëllim mbrojtjen e qytetarëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat