MOST do t’i ndjekë zgjedhjet me afro 900 vëzhgues - Bota Sot
MOST do t’i ndjekë zgjedhjet me afro 900 vëzhgues

Maqedonia

MOST do t’i ndjekë zgjedhjet me afro 900 vëzhgues

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 15:14
MOST

Asociacioni qytetar MOST, do t’i ndjekë zgjedhjet e parakohshme parlamentare me afro 900 vëzhgues në 696 vendvotime të zgjedhura sipas ekzemplarit rastësor dhe reprezentativ. Do të sistemohen edhe po aq vëzhgues me çka do të mbulohen 20 për qind e numrit të përgjithshëm të vendvotimeve në territorin e të gjithë shtetit.

Siç informoi në pres konferencën e sotme kryetari i AQ MOST, Darko Aleksov, vëzhguesit do të jenë statikë dhe do ta ndjekin procedurën e votimit gjatë gjithë ditës. Do të sistemohen edhe 55 ekipe mobile me nga dy vëzhgues, të cilët do të shërbejnë si mbështetje logjistike për vëzhguesit statikë ndërsa do t’i mbulojnë vendvotimet të cilat nuk janë mbuluar me vëzhgimin statik. Shtesë 80 KKZ do të mbulohen me vëzhgues si edhe një vëzhgues i KSHZ-së.

“Sikurse edhe në proceset zgjedhore paraprake AQ MOST e zbaton projektin në pajtim me deklaratën për parime universale për vëzhgimin jopartiak të zgjedhjeve dhe standardeve ndërkombëtare të pranuara për vëzhgimin vendor të zgjedhjeve. Bluzat e verdha me mëngë të shkurtra në të cilat në pjesën e parme qëndron logoja e MOST-it është shkruar monitorim 2020, autorizimet e MOST-it dhe akreditimet e KSHZ-së edhe këtë vit do të njihen si shenjë e qytetarëve të cilët do të jenë pjesë e familjes tonë vëzhguese. Shënimet edhe këtë vit dallojnë prej atyre që kanë vlejtur viteve të kaluara. Vëzhgues është ai që do të mbajë bluzë, autorizim dhe akreditim për zgjedhjet për këtë vit 2020”, tha Aleksov.

Duke e pasur parasysh pandeminë Kovid, Aleksov bëri thirrje për respektimin e masave për mbrojtje dhe u bëri apel qytetarëve të dalin në votim dhe ta përmbushin obligimin qytetar duke e pasur parasysh se institucionet i ndërmarrin të gjitha masat e domosdoshme që votimi të zbatohet në mënyrë të sigurt.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve Aleksov tha se me numër të vogël vëzhguesish do ta ndjekin edhe votimin e personave të cilët janë në vetizolim dhe të sëmurëve sipas mundësive të tyre dhe vlerësimeve dhe nëse kanë numër solid të vendvotimeve të mbuluara do të japin vlerësim në fund. Vëzhguesit e tyre gjatë monitorimit të hënën dhe të martën nuk do të hyjnë në shtëpitë e votuesve për shkak të sigurisë personale dhe të tyre.

“Nuk jemi shteti i vetëm në Evropë dhe botë ku organizohen zgjedhje. Zgjedhjet ishin dhe kaluan në Serbi, Kroaci, në Kore. Pasojnë zgjedhje në Poloni. Zgjedhjet në kohën e koronës janë diçka me çka do të mësohemi. Vëzhguesit tanë do të sillen sipas rekomandimeve për shkak të sigurisë personale të të tjerëve të cilët do të jenë pjesë e procesit zgjedhor”, tha Aleksov.

Ndryshe, gjatë ditës së zgjedhjeve në linjën telefonike falas 080 080 080 qytetarët mund të paraqesin parregullsi ose të japin informacione lidhur me procesin zgjedhor.

MOST do t’i kumtojë të gjitha informacionet e konfirmuara nga vëzhgimi në votim në ditën e zgjedhjeve në katër konferenca shtypi, të cilat do të mbahen në orën 9, 11, 15 dhe 19. Pas përfundimit të votimit do të caktohet konferencë shtypi shtesë në të cilën do të publikohet projeksioni i rezultateve të marra nga programi për numërimin paralele të votave.

Vlerësim preliminar për fushatën dhe për të gjithë procesin zgjedhor do të ketë të enjten në konferencë shtypi, një ditë pas zgjedhjeve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat