Kovid-19, shënohet numri më i lartë i të infektuarve dhe shëruarve njëkohësisht - Bota Sot
Kovid-19, shënohet numri më i lartë i të infektuarve dhe shëruarve njëkohësisht

Maqedonia

Kovid-19, shënohet numri më i lartë i të infektuarve dhe shëruarve njëkohësisht

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 15:59
Foto Ilustrim

Vendi shënon edhe një rekord me raste të reja me të infektuar nga Covid19. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 205 persona të infektuar, ose 12% nga gjithsej 1728 teste të realizuara. Ndërsa jetën e kanë humbur 6 persona, prej të cilëve 4 nga Shkupi dhe dy nga Gostivari. Është regjistruar gjithashtu edhe numër i madh i të shëruarve. Në 24 orët e fundit listës së të shëruarve i janë shtuar edhe 336 persona.

Shkupi vazhdon të mbetet vendi me më shumë raste të reja të të infektuarve. Por edhe me raste që janë shëruar. Në 24 orët e fundit në kryeqytet janë shënuar 60 raste të reja. Qyteti i dytë me më të infektuar sot është Sveti Nikolla ku janë shënuar 29 raste të reja dhe nuk ka asnjë të shëruar. Pason Gostivari me 23 raste të reja, Dibra 17 , Tetova dhe Kumanova me nga 13 raste, Struga 12 dhe Shtipi 10. Në kërcove ka 7 të Infektuar, Resnjë, Veles dhe Manastir nga 3 të infektuar

19 personat e infektuar në Sveti Nikollë janë të punësuar në fabrikën e “Moda” e cila prej sot është mbyllur pasi numri i punëtorëve të infektuar në këtë fabrikë deri tani ka arritur në 35.

Kryeqyteti kryeson edhe me pacientë që janë shëruar. Në 24 orët e fundit në Shkup janë shëruar 113 pacientë. Pason Struga me 52 të shëruar, Tetova me 40, Kumanova me 28 dhe Gostivari me 15 të shëruar.

TË INFEKTUAR/ TË SHËRUARË

Shkup 60 / 113
Tetovë 13 / 40
Strugë 12 / 52
Kumanovë 13 / 28
Shtip 10 / 15
Gostivar 23
Dibër 17
Sveti Nikollë 29.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat