Vazhdon publikimi i “bombave” në internet, “bombë” e re edhe për Zaevin - Bota Sot
Vazhdon publikimi i “bombave” në internet, “bombë” e re edhe për Zaevin

Maqedonia

Vazhdon publikimi i “bombave” në internet, “bombë” e re edhe për Zaevin

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 16:04
Foto Ilustrim

Në kanalin “Ripërtëritja e regjimit” në Youtube është publikuar përgjim i ri, në të cilin dëgjohen zërat e Milloshoskit dhe Jankulloskës të VMRO DPMNE që flasin se si të rrokulliset një kamion me rërë në rrugë, që të pengohet lëvizja e votuesve shqiptarë, që kanë ardhur nga Diaspora me avion.

“Jankulloska: Prej 5 deri 5:30, dogana t’i vonojë, bagazhi , ajo kjo…avioni i parë është me banorë të Strugës, sado që t’i mbash do të arrijnë, edhe nëse nisen në këmbë. Tani po flas për avionin e dytë. Pak ne, trafiku…pak diçka tjetër…

A.M: Po, çdo gjë nga pak”.

Këto nuk janë bombat e vetme të publikuara gjatë fushatës. Sot u publikua një përgjim tjetër në të cilin dëgjohet zëri i Zoran Zaevit. Në incizimin audio bashkëbiseduesi i thotë Zaevit se shqiptarët do ta marrin shtetin dhe se maqedonasit do ta paguajnë faturën, pas çka Zaev përgjigjet se partitë shqiptare nuk kanë “mall pas tyre”. Në Prokurori për momentin vetëm e ndjekin situatën me bombat.

Prokuroria Publike i ndjek bisedat që publikohen dhe nëse konstaton se ka elemente për vepër penale do të veprojë në kuadër të kompetencave të saja dhe do të ngritë procedurë kundër autorëve të mundshëm. Gjithashtu, nëse personat që janë në këto biseda vlerësojnë se janë dëmtuar dhe u janë shkelur të drejtat, ata këtë mund ta denoncojnë në MPB ose në Prokurorinë kompetente- njoftojnë nga Prokuroria Publike.

Në vitin 2015 publikimi i bombave nga opozita e atëhershme, LSDM, çoi në formimin e Prokurorisë Speciale që para disa ditëve u shua. Vendi fitoi Prokurori Speciale pasi prokuroria e rregullt në krye me Marko Zvrlevskin këto lëndë i ruajti në sirtarë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat