MSH: Në dhjetë ditët e ardhshme fillojnë përgatitjet për lirimin e një pjese të kapacitetit në “8 Shtatori” - Bota Sot
MSH: Në dhjetë ditët e ardhshme fillojnë përgatitjet për lirimin e një pjese të kapacitetit në “8 Shtatori”

Maqedonia

MSH: Në dhjetë ditët e ardhshme fillojnë përgatitjet për lirimin e një pjese të kapacitetit në “8 Shtatori”

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 11:49
Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe pati një takim me sindikatën e spitalit “8 Shtatori” dhe kryetarin e sindikatës së pavarur për shëndetësi, farmaci dhe mbrojtje sociale – Ljubisha Karanfillovski.

Në takim u diskutua për kërkesën e stafit të spitalit që pacientët me Covid të qëndrojnë në një njësi, ku ekziston një furnizim qendror me oksigjen dhe reparti infektiv, ndërsa pjesa tjetër e spitalit të jetë e lirë dhe të vazhdojë të funksionojë për pacientët e mbetur.

“Kanë një kërkesë plotësisht të ligjshme dhe në këtë moment nuk është e vështirë ose e pamundur t’i përgjigjesh kësaj. Kërkesat janë që të zbrazet një prej kateve në spitalin “8 Shtatori”, në mënyrë që një pjesë e punës së zakonshme, veçanërisht në fushën e kardiologjisë, të fillojë të organizohet, siç ishte e organizuar më parë. Kjo do të nënkuptonte që nga numri aktual i shtretërve, midis 70 dhe 75, ato do të vazhdojnë të jenë të destinuara për pacientët me Covid-19, ndërsa 20 tjerët e mbetura do të lirohen”, informoi Ministri Filipçe.

Filipce informoi stafin e spitalit se në dhjetë ditët e ardhshme do të fillojnë përgatitjet për lëshimin e ambienteve të spitalit “8 Shtatori”, me aktivizimin e spitalit të modular i cili ka një kapacitet prej 72 shtretërish spitalor dhe të gjitha pajisjet e nevojshme, ndërsa ka përfunduar instalimi i furnizimi qendror të oksigjenit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat