Faktori politik shqiptar i përçarë në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Faktori politik shqiptar i përçarë në Maqedoninë e Veriut

Nga: Skënder Karaçica Më: 11 korrik 2020 Në ora: 16:02
Skënder Karaçica

Asnjera nga partitë politike(shqiptare)në hapësirën e tnike,dri tash nuk e ka thënë të vetmën fjalë:Cila është pozita kushtetuese e popullit shqiptar(lexo:si pakicë me pakicat tjera)dhe jo shtetformues,si është e mundur që,partia politike BDI-ja delë me sloganin,,Për kryeministrin shqiptar,,(?).

Është lojë fjalësh sa për t`i qitur hi syve popullit shqiptar dhe për tagrën e votës si dhe për të ,,marrë pushtetin,,e numrave në qeverinë në ardhje,që,sipas Kushtetutës aktuale populli maqedonas e përbënë shumicën dhe njëra nga dy partitë e saj që fiton besimin e sovranit maqedonas dhe të ,,koalicioneve të partive shqiptare,,e formojnë kabinetin qeveritar në Shkup.

Ky është realiteti sot në Maqedoninë e Veriut,ku shqiptarët në këto zgjedhje parlamentare do të fitojnë veçse numra në qeverinë në ardhje dhe gjendja do të jetë në avazin e vjetër,shpetimi dhe e ardhmja e tij përmes udhëve me valixhën e mërgimit të të rinjve shqiptarë,që,sipas të dhënave të ditës,për këtë shkak të migirmit,shumë shkolla dhe fshatra shqiptare qysh në mëngjes shihen të boshatisura...!

Kjo është Maqedonia e Veriut,shqiptarët në këto zgjdhje parlamentare do të jenë njejtë në pozitën kushtetuese të pakicës dhe numra në qeverinë në ardhje me seli në Shkup!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat