Virusi kthehet në Dibër, numri i të infektuarve rritet në 143 persona

Maqedonia

Virusi kthehet në Dibër, numri i të infektuarve rritet në 143 persona

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 19:04
Foto ilustrim

Në Dibër, numri i të infektuarve me Covid-19 vazhdon të rritet, ku gjashtë raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit, ose gjithsej 41 raste nga 4 korriku deri më sot.

Numri më i lartë i të infektuarve u regjistrua dje, ku kishte 17 persona të infektuar.

Në 24 orët e kaluara, u regjistrua një pacientë i shëruar, ose nëntë gjatë javës së kaluar, në të cilën u regjistrua edhe një viktimë.

Me rastet e fundit të konfirmuara, numri i përgjithshëm i infektuarve që nga fillimi i pandemisë u rrit në 143. Beteja me virusin e rrezikshëm kanë fituar 57 persona, ndërsa pesë persona kanë humbur jetën.

81 persona janë aktivë me coronavirus, pesë prej tyre janë shtruar në spitalet në institucionet shëndetësore në Shkup.

Nga numri i përgjithshëm, në fazën e dytë, domethënë nga pesë korriku kur u kthye në këtë zonë, ka arritur në 92 raste, përkundrejt 51 rasteve që janë regjistruar në fazën e parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat