Një djalë i ri nga Kavadari infektohet me COVID-19

Maqedonia

Një djalë i ri nga Kavadari infektohet me COVID-19

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 11:04
Foto ilustrim

26-vjeçari është rasti i ri me coronavirus në Kavadar. Ai u infektua nga një bashkëmoshatar, i cili më herët u konfirmua se ishte pozitiv për virusin.

Këtë e konfirmoi sot për AIM-në mjeku Riste Jovanovski, epidemiolog specialist në Qendrën për Shëndet Publik Kavadar.

Ai theksoi se po punohet për identifikimin e kontakteve të tij me qëllim izolimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat