Sulmoi tre persona me thikë dhe shkop druri, tetë ditë paraburgim për 32-vjeçarin nga Shkupi

Maqedonia

Sulmoi tre persona me thikë dhe shkop druri, tetë ditë paraburgim për 32-vjeçarin nga Shkupi

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 16:34
Prokuroria Themelore Publike në Shkup

Prokuroria Themelore Publike Ohër nga ngritur procedurë dhe ka parashtruar propozim për caktimin e masës paraburgim për shkupjanin 32 vjeçar, i cili më 10 korrik të vitit 2020 në autokampin Gradishtë në Ohër ka ushtruar dhunë mbi tre persona.

“Gjykata Themelore në Ohër e ka pranuar propozimin e Prokurorisë, dhe me vendim personit të dyshuar i është caktuar paraburgim në kohëzgjatje prej tetë ditëve”, theksohet në kumtesën e Prokurorisë Publike.

Siç informojnë nga Prokuroria Publike, i dyshuari ka kryer sulm mbi të dëmtuarit me thikë dhe shkop druri, me të cilat u ka shkaktuar lëndime trupore, ndërsa në të njëjtën kohë te të dëmtuarit dhe dëshmitarëve të pranishëm ka shkaktuar ndjenjë të frikës, kërcënim dhe pasiguri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat