Filipçe: Nuk ka rritje të numrit të pacientëve të shtruar në spitale

Maqedonia

Filipçe: Nuk ka rritje të numrit të pacientëve të shtruar në spitale

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 18:51
Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, gjatë vizitës së sotme në Shtëpinë e Shëndetit në Shën Nikollë, tha se në takimin e sotëm të Komisionit për Sëmundje Infektive janë analizuar të dhënat në lidhje me coronavirusin për dy javët e kaluara.

Filipçe tha se kapacitetet e spitaleve menaxhohen mirë edhe në lidhje me rotacionin e kuadrove, edhe me shtretërit e lirë.

“Nuk presim ndonjë surprizë në lidhje me numrin e pacientëve të hospitalizuar. Puna e epidemiologëve në terren vazhdon me intensitetin e njëjtë”, tha Filipçe.

Në lidhje me votimin e sotëm të personave të infektuar dhe izoluar, ai tha se ka marrë informacion nga KSHZ se votimi është bërë pa pengesa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat