Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 08:16
Foto ilustrim

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe periudha me diell. Pasdite në pjesën jugore të vendit do të ketë kushte për reshje të shiut, si dhe do të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshme.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 8 deri 17 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 24 deri 29 gradë celcius. Indeksi UV do të jetë 8.

Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë me diell dhe do të ketë rritje të temperaturave ditore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat