“Pushimet verore”, shumica e qytetarëve nuk planifikojnë të udhëtojnë jashtë vendit

Maqedonia

“Pushimet verore”, shumica e qytetarëve nuk planifikojnë të udhëtojnë jashtë vendit

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 15:12
Foto Ilustrim

Numër i konsiderueshëm i qytetarëve nuk kanë planifikuar pushime as në pikat turistike vendase e as jashtë vendit. Ata thonë se nuk duan të rrezikojnë shëndetin në kohë pandemie, kur situata është e paparashikueshme.

Shtojnë se një nga arsyet që pse nuk do të shkojnë në pushim janë edhe protokollet për udhëtim jashtë vendit dhe testi PCR i detyrueshëm, jo më i vjetër se 72 orë.

“Nuk do të shkojmë, ja kështu me nipërit. Kur diçka nuk është siç duhet që lirisht të hysh dhe të dalësh, nuk din se çka të pret dhe kur të pret, andaj”.

“Jo be vëlla çfarë pushimi, nuk mund të rrish në Maqedoni e jo më diku tjetër”.

“Jo për shkak se nuk mundemi për shkak të Koronës duhet patjetër në shtëpi të rrimë, të abstenojmë”.

“Këtu në vend diku në mal, nëpër maja, të zhvillojmë pak edhe turizmin vendor”.

“Sivjet në Vardar, sepse nuk ka shteti, pare nuk po na jep”.

Agjencitë turistike thonë se deri në fund të vitit nuk presin që të kenë punë për të organizuar pushime jashtë vendit.

Ne e dimë se deri në dhjetor përfitime nuk do të ketë në këtë sferë, edhe nëse hapen kufijtë njerëzit kanë frikë të udhëtojnë, për shkak se shikoni çka ndodhi me fqinjët nga Serbia, shkuan në pushim dhe i mbyllën. Kush tani në këtë kohë të papërshtatshme do të shkojë në plazhe dhe do të jetë i relaksuar – deklaroi Marija Jovanivska, Agjente turistike.

Agjencitë turistike në vend shtojnë se pasi i kanë humbur ofertat që vlenin nga 1 korriku, kanë pak shpresë për sezonin e mbetur nga 1 gushti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat