Katër viktima dhe 135 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Maqedonia

Katër viktima dhe 135 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 16:48
Foto Ilustrim

Në 24 orët e fundit, janë kryer 1.259 testime dhe janë regjistruar 135 raste të reja me Covid-19.

Sipas qyteteve: Shkup-76, Kumanovë-6, Dibër-2, Shtip-6, Prilep-1, Tetovë-13, Strugë-7, Manastir-3, Ohër-1, Kavadar-1, Gostivar-10, Gjevgjeli-1, Makedonski Brod -1, Kratovë-1, Sveti Nikollë-2, Kërçovë-3, Resnje-1.

Sot janë regjistruar edhe katër viktima nga coronavirusi, një pacient nga Shkupi, Tetova, Ohri dhe një pacient nga Kërçova.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 142 persona të shëruar, Shkup-68, Shtip-3, Prilep-1, Tetovë-15, Strugë-15, Ohër-15, Gostivar-7, Kriva Pallankë-1, Koçan-1, Probishtip-1, Kratovë-5, Sveti Nikollë-6, Resnjë-4.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me coronavirus në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 8.332 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat