LSM: 15 korriku është ditë pushimi

Maqedonia

LSM: 15 korriku është ditë pushimi

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 17:37
Maqedonina e Veriut

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë njofton Qeveria ka shpallur 15 korrikun e vitit 2020, ditën e zgjedhjeve kuvendare, si ditë pushimi për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Sipas Kushtetutës, çdo qytetar i cili mbush 18 vite ka të drejtën e votës ndërsa sipas nenit 148 të Ligjit për marrëdhënie pune, punëtori ka të drejtë të mungojë në punë gjatë festave shtetërore dhe duhet të quhen si ditë të lira.

Nga LSM thonë sipas nenit 24 paragrafi i dytë i Marrëveshjes kolektive për sektorin privat, nëse punëtori punon gjatë festave apo ditë pushimi, atij i takon paga ditore 50% më e lartë.

“Për të gjithë punëdhënësit që e keqpërdorin këtë të drejtë të punëtorëve, LSM me denoncim nga punëtorët, do të kërkojë të dënojë shërbimet kompetente”, thonë nga LSM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat