Pandemia nuk ndal zgjedhjet në Maqedoni, fillon procesi

Maqedonia

Pandemia nuk ndal zgjedhjet në Maqedoni, fillon procesi

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 07:36
Foto ilustrim

Në ora 07:00 ka nisur procesi i votimit në Maqedoninë e Veriut i cili do të zgjasë deri në ora 21:00. Ky proces, për shkak të situatës me COVID-19, është organizuar në tri ditë radhazi.

Ditën e hënë votuan personat e prekur nga Covid-19 dhe të izoluarit, ndërsa të martën të drejtën e tyre të votës e shfrytëzuan të sëmurit, personat me aftësi ndryshe dhe të burgosurit.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut të drejtë vote kanë 1.814.263 votues. Votohet për lista kandidatësh për gjithsej 15 koalicione dhe parti.

Në këto zgjedhje, ka edhe një kandidat shqiptar për kryeministër e ai është Naser Ziberi i BDI i cili do të votojë në ora 10:00 në fshatin Llaskarcë të Komunës së Sarajit.

Procesin zgjedhor e monitorojnë 2,508 vëzhgues vendor dhe 98 ndërkombëtarë të akredituar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Në këto zgjedhje, në Zyrën e Avokatit të Popullit funksionon një linjë telefonike falas ku qytetarët nga ora 7 deri në orën 21, do të mund të denoncojnë shkeljet e të drejtës së votës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat