Shkupi dhe Tetova vatra të coronavirusit

Maqedonia

Shkupi dhe Tetova vatra të coronavirusit

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 09:48
Foto Ilustrim

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me coronavirus në vend që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 8.332, ndërsa aktualisht 3.475 raste janë aktivë, pasi dje u regjistruan 135 raste të reja me COVID-19.

Numri i të infektuarve përsëri është më i larti në Shkup, dje në kryeqytet u kryen 1.259 testet dhe u regjistruan 76 persona pozitivë. Pas Shkupit pasona Tetova me 13 raste të reja të regjistruara.

Ndërsa për qytetet e tjera, 6 raste të reja pozitive u regjistruan dje në Kumanovë, Dibër – 2, Shtip – 6, Prilep – 1, Strugë – 7, Manastir – 3, Ohër – 1, Kavadar – 1, Gostivar – 10, Gjevgjeli – 1, Makedonski Brod – 1, Kratovë – 1, Sveti Nikollë- 2, Kërçovë – 3, Resnje – 1.

Instituti për Shëndet Publik dje regjistroi 142 persona të shëruar nga coronavirusi: Shkupi – 68, Shtip – 3, Prilep – 1, Tetovë – 15, Strugë – 15, Ohër – 15, Gostivar – 7, Kriva Pallankë – 1, Koçan – 1, Probishtip – 1, Kratovë – 5, Sveti Nikollë – 6, Resnje – 4.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat