Boiken Abazi për zgjedhjet në Maqedoni: Nuk ishin rezultatet që prisnim

Maqedonia

Boiken Abazi për zgjedhjet në Maqedoni: Nuk ishin rezultatet që prisnim

Nga: E.R Më: 16 korrik 2020 Në ora: 12:11
Albin Kurti dhe Boiken Abazi

Boiken Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar për rezultatet zgjedhore në Maqedoninë e Veriut që e nxorën fitues LSDM-në e kryeministrit Zaev, ndërkohë që ndër shqiptarë i dhanë pozitën e të parës BDI-së së Ali Ahmetit.

Abazi ka shkruar se këto nuk ishin rezultatet që prisnim por janë megjithatë shpresëdhënëse, transmeton ''Bota sot''.

Për dallim nga përkrahësit e Ali Ahmetit që kanë shpallur fitoren, Abazi megjithatë ka thënë që ky duhet të jetë sinjal i fortë që u tregon se ose duhet të ndryshojnë ose do të tejkalohe.

Postimi i plotë në Facebook

Në Maqedoninë e Veriut deputetët shqiptarë, nga rezultatet paraprake, duket se kanë fituar në total rreth 32 mandate nga 120, që mund të përkthehen si në vijim: 15 BDI, 12 Aleanca me Alternativën, 1 PDSh dhe 4 Besa (në koalicion me LSDM, fituesen e zgjedhjeve).

Të gjitha subjektet shqiptare janë rritur, përveç PDSh. Megjithatë, nuk mjafton të jesh shqiptar. Nga këta deputetë që kanë fituar tani priten qëndrime këmbëngulëse në mbrojtjen dhe përparimin e të drejtave të barabarta të shqiptarëve si komb shtetformues në Maqedoninë e Veriut.

Këto rezultate nuk ishin ato që prisnim në lidhje me ndryshimin në Maqedoninë e Veriut, por janë megjithatë shpresëdhënëse, duke treguar se ka hapësirë për rritjen dhe fuqizimin e forcave të reja politike nëse punojnë në përputhje me interesat e shqiptarëve. Ndërsa, sa i takon forcave të vjetra politike, ky duhet të jetë sinjal i fortë që u tregon se ose duhet të ndryshojnë ose do të tejkalohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat