Zgjedhjet, partitë nuk shprehin preferencat për koalicion

Maqedonia

Zgjedhjet, partitë nuk shprehin preferencat për koalicion

Më: 16 korrik 2020 Në ora: 19:12
Zgjedhjet në Maqedoni

Pas përfundimit të procesit zgjedhor, partitë politike, nuk shprehën preferencat e tyre se më kë dëshirojnë të bëjnë koalicion. Presin rezultatet përfundimtare nga KSHZ. Pas heshtjes së mbrëmshme, kreu i VMRO-së Mickovski deklaroi se procesi zgjedhor u shoqërua me shumë parregullsi. Tha se partia e tij është fituese, pasi ka marrë më shumë vota etnike nga maqedonasit, ndërsa LSDM-në e akuzoi se fitoren e ka siguruar nga BESA. Për koalicion të mundshëm ai nuk e përjashtoi asnjë parti shqiptare

Ky rezultat është arritur në rrethana të vështira, presione të fuqishme dhe parregullsi të shumta. Pushteti bëri blerje masovike. E gjithë kjo më jep të drejtën se VMRO-DPMNE e ka kredibilitetin më të madh të luftojë për përbërjen e Qeverisë se re e cila duhet të ballafaqohet m sfida serioze”-tha Hristijan Mickovski, VMRO-DPMNE.

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev shpalli fitore bindëse dhe shtoi se qytetarët zgjodhën rrugën evropiane të vendit. Ndërsa Arianit Hoxha nga Lëvizja BESA deklaroi se i siguruan fitoren koalicionit Mundemi.

Kishim zgjedhje siç i ngjan vendit anëtar të NATO-s, e cila hapëron drejt BE-së, të qeta, të denja, të lira dhe demokratike, të sigurta dhe bashkëkohore. Ju falënderoj të gjithëve që ishin pjesëmarrës aktiv në këtë kapitull të ri të demokracisë bashkëkohore në Maqedoni”-pohoi Zoran Zaev LSDM-së.

Lëvizja BESA në këto zgjedhje i ka edhe numrat edhe fitoren dhe është rreshtuar aty ku duan shumica e qytetarëve të vendit. Në këto zgjedhje në Kuvendin republikan do të kemi katër deputet të Lëvizjes BESA. Po ashtu shprehim kënaqësinë tonë se pikërisht pjesëmarrja e Lëvizjes BESA në koalicionin MUNDEMI e bëri diferencën dhe siguroj fitoren”-tha Arianit Hoxha, Lëvizja BESA.

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, tha se me fitoren e integristëve kanë fituar të gjithë shqiptarët.

Me këtë fitore të Bashkimit Demokratik për Integrim të nderuar, kanë fituar shqiptarët, nuk ka humbur askush sepse ne do të jemi dalës zot të vërtetë ashtu siç kemi qenë 18 vite me radhë sepse jemi nga më të përgatiturit në këto hapësira”-theksoi Ali Ahmeti, BDI.

Kreu i koalicionit Aleanca për Shqiptarët – Alternativa, Ziadin Sela tha se kanë fituar numër të madh të komunave shqiptare.

Shfrytëzoj rastin që ti uroj të gjithë aktivistët e Aleancës dhe Alternativës për betejën që e kanë bërë, kuptohet që deri më tani rezultatet që neve i kemi mbledhur si shtab flasin që në pjesën më të madhe të komunave në zonën 6, koalicioni ‘Tash është koha’ është duke fituar dhe kuptohet që presim rezultate që koalicioni jonë të dalë fitues”-pohoi Ziadin Sela, ASH-AAA.

Pas konstituimit të Kuvendit në afat prej dhjetë ditësh presidenti duhet t’i japë mandatin për formimin e Qeverisë kandidatit të partisë, përkatësisht partive që kanë shumicën në Kuvend, ndërsa mandatari, në afat prej 20 ditësh Kuvendit duhet t’i propozon programin dhe përbërjen e Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat