ODIHR: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të vonshme

Maqedonia

ODIHR: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të vonshme

Më: 16 korrik 2020 Në ora: 19:14
OSBE-ODIHR

ODIHR kritikon ndryshimet e vonshme në Kodin Zgjedhor dhe mos-inkorporimin e rekomandimeve të OSBE ODIHR-it në të, fillimin e hershëm të fushatës e cila ishte kryesisht negative dhe pa debat përmbajtësor, rastet e izoluara të ministrave që ngatërruan funksionin shtetëror me aktivitetet politike, shkeljen e heshtjes dhe pret procedimin e denoncimeve për blerje votash. Në raportin preliminar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, ODIHR gjithsesi vlerëson se edhe përskaj vështirësive, KSHZ dhe institucionet kompetente kryesisht e administruan mirë votimin, në përputhje me masat për mbrojtje nga pandemia, COVID 19.

Zgjedhjet në përgjithësi u administruan në mënyrë efektive, përkundër masave ndaj pandemisë. Por stabiliteti ligjor u dëmtua nga ndryshimet e Kodit zgjedhor dhe rregullativës ad hoc që u miratua në gjendje të jashtëzakonshme. Fushata megjithëse me tone negative, ishte garuese dhe pjesëmarrësit kishin mundësi t’i përcillnin mesazhet e tyre përskaj kufizimeve në komunikimin tradicional. Ditët e fundit para zgjedhjeve ka pasur disa akuza për blerje votash në pjesë të ndryshme të vendit, duke përfshirë njerëzit e rrezikuar në aspektin social”-tha Laima Andrikiene, Misioni i posaçëm për zgjedhjet i ODIHR.

Misioni vëzhgues ndërkombëtar thekson urgjencën për pastrimin e listës zgjedhore. Ndryshe nga herat tjera, shkaku i pandemisë ODIHR vëzhgoi procesin që nga 19 qershori, por me vetëm 9 ekspertë të cilët vizituan një numër të kufizuar vendvotimesh. Rekomandimet mbetet t’i publikojnë në raportin përfundimtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat