Anti-korrupsioni do të shqyrtojë nëse është shkelur ligji gjatë përzgjedhjes së rektorit të UKM-së

Maqedonia

Anti-korrupsioni do të shqyrtojë nëse është shkelur ligji gjatë përzgjedhjes së rektorit të UKM-së

Më: 17 korrik 2020 Në ora: 11:43
KSHPK

Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit do ta mbajë sot seancën e tij të 35-të.

Sipas njoftimit, KSHPK do të diskutojë në seancë rreth çështjes të formuar me iniciativën e tij për shkak të dyshimit për shkelje të nenit 8-a paragrafi 1 alinea 3 të Kodit zgjedhor në procedurën e zgjedhjes së rektorit të Universitetit “Kirili dhe Metodi” – Shkup, si dhe rreth çështjeve të tjera që ndërlidhen me periudhën e zgjedhjeve 2020.

Në përputhje me rekomandimet e Qeverisë për parandalimin e përhapjes së Kovid-19, si dhe mospasjen e kushteve për praninë e ekipeve gazetareske në këtë periudhë, seanca do të mbahet pa praninë e mediave, ndërsa do të transmetohet drejtpërdrejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat