Sela: Mirëpres raportin e OSCE-ODIHR, zgjedhjet e vjedhura nuk do të pranohen

Maqedonia

Sela: Mirëpres raportin e OSCE-ODIHR, zgjedhjet e vjedhura nuk do të pranohen

Më: 17 korrik 2020 Në ora: 18:28
Ziadin Sela dhe Afrim Gashi

Pas daljes së rezultateve të zgjedhjeve parlamentare në favor të BDI-së, kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela thotë se e mirëpret raportin e OSCE-ODIHR, që sipas tij, e konfirmon blerjen e organizuar të votave dhe presionin ndaj votuesve nga ana e BDI-së në vendvotime të ndryshme në Kërçovë, Saraj dhe Zajaz.

Sela thekson se Koalicioni “Tash është Koha” ka vërejetur shumë rasteve të tjera të shkeljeve të legjislacionit zgjedhor dhe se janë duke dokumentuar dhe përgatitur ankimimet e tyre.

Në reagimin e tij, Sela u bën thirrje institucioneve shtetërore që të bëjnë punën e tyre dhe të sigurojnë që vullneti i qytetarëve të ruhet. Ai thekson se mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë, veçanërisht e BE-së dhe e SHBA-së është jetike për të siguruar hetimin e duhur të rasteve të dyshuara të mashtrimit zgjedhor.

Sela përfundon reagimin e tij duke theksuar se zgjedhjet e vjedhura nuk do të pranohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat