Agjencia e Punësimit-Maqedoni: Tentim për mashtrim përmes programit të vetëpunësimit

Maqedonia

Agjencia e Punësimit-Maqedoni: Tentim për mashtrim përmes programit të vetëpunësimit

Më: 17 korrik 2020 Në ora: 18:33
Agjencia e Punësimit e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Agjencia e Punësimit e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP MK) informojnë se janë paraqitur raste të tentimit për mashtrim të aplikantëve që marrin pjesë në programin për Vetëpunësim, me qëllim të shtantazhit dhe përfitimit të paligjshëm financiar.

Përkatësisht, deri te Agjencia e Punësimit janë drejtuar palët të cilët kanë raportuar se janë kontaktuar nga një person i panjohur nga një numër i panjohur telefoni, i cili u ka kërkuar atyre një shumë të caktuar (përqindjen e grantit), me premtimin se me siguri do t’u jepen fondet financiare.

Agjencia e Punësimit e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP MK) distancohen nga këto procedura dhe i inkurajojnë palët që menjëherë ta njoftojnë Agjencinë e Punësimit për raste të tilla dhe të ngjashme.

Ky rast tanimë është lajmëruar te autoritetet kompetente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat