Regjistrohen 241 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Maqedonia

Regjistrohen 241 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Më: 18 korrik 2020 Në ora: 18:32
Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se nga 1.700 testimet janë regjistruar 241 raste të reja me koronavirus.

Prej rasteve të reja 73 janë në Shkup, 10 në Kumanovë, 1 në Dibër, Shtip 60, Prilep 5, Tetovë 32, Strugë 3, Veles 1, Manastir 3, Ohër 2, Gostivar 14, Gjevgjeli 6, Strumicë 4, Kriva Pallankë 3, Radovish 3, Krushevë 1, Koçani 8, Probishtip 1, Demir Hisar 2, Vinicë 1, Kratovë 1, Sveti Nikole 5 dhe Kërçovë 2.

Nga MSH shprehen se poashtu janë shëruar 51 pacientë dhe tetë të tjerë humbën jetën.

Numri i të infektuarve që nga fillimi i epidemisë është 9.026, numri i pacientëve të shëruar 4.727, numri i të vdekurve 414, ndërsa momentalisht numri i rasteve aktive në vend është 3.885.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat