Filipçe: Mund të ketë kufizime por vetëm nëse përmbushen kapacitetet spitalore

Maqedonia

Filipçe: Mund të ketë kufizime por vetëm nëse përmbushen kapacitetet spitalore

Më: 19 korrik 2020 Në ora: 12:28
Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe thotë se nuk mund të jetojmë të mbyllur dhe me kufizime dhe se epidemia do të zgjasë edhe pas zbulimit të së vaksinat, deri sa të vaksinohet një përqindje e caktuar e popullatës.

Në deklaratën për TV Sitel, Filipçe theksoi se Maqedonia e Veriut është një ndër vendete e rralla që gjatë gjithë kësaj periudhe ka protokolle për funksionimin e kompanive, bizneseve, objekteve hetelerike, hoteleve, plazheve dhe pishiave.

“Ato protokolle bazohen sipas parimeve epidemiologjike. Duhet të mbahet maskë, mbajtja e largësisë trupore.., është e vetmja mënyrë që ne të dalim nga kjo krizë. Nëse u përmbahemi masave parandaluese, numri i të infektuarve do të zvogëlohet. Ndalesa e lëvizjes mund të merret parasysh në raste të caktuara, në rast se përmbushen kapacitetet spitalore. Ne momentalisht nuk kemi indikacione për një gjë të tillë. S’mund të jetojmë të mbyllura dhe me kufizime. Epidemia do të zgjasë edhe pas zbulimit të vaksinat, deri sa nuk vaksinohet një përqindje e mjaftueshme e popullatës”, tha Filipçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat