96 raste me koronavirus dhe 10 të vdekur në Maqedoni të Veriut

Maqedonia

96 raste me koronavirus dhe 10 të vdekur në Maqedoni të Veriut

Më: 20 korrik 2020 Në ora: 17:27
Foto ilustrim

Janë raportuar 10 viktima dhe 96 raste të reja me koronavirus brenda 24 orëve të fundit në Maqedoni të Veriut.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sot pas testimit të 724 mostrave, 96 raste kanë rezultuar pozitive, ndërsa 61 pacientë janë shëruar.

Në këtë vend deri më tani janë konfirmuar 9249 raste me koronavirus.

Ndërsa, janë shëruar 4871 persona, kanë vdekur 432 pacientë, ndërsa raste aktive janë 3946.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat