Maqedoni: Ulet numri i nxënësve dhe studentëve të vendosur në konvikte

Maqedonia

Maqedoni: Ulet numri i nxënësve dhe studentëve të vendosur në konvikte

Më: 20 korrik 2020 Në ora: 21:59
Foto

Në konviktet për nxënës në arsimin fillor dhe të mesëm dhe në konviktet studentore vitin e kaluar akademik 2019/2020 janë vendosur gjithsej 5727 nxënës dhe studentë, që është për 4.5 për qind më pak në krahasim me vitin e kaluar 2018/2019.

Sipas të dhënave të Entit Shtetërorë të Statistikave (ESHS) të publikuara sot, në konviktet për nxënës që vizitojnë shkollat e mesme fetare në 2019/2020 janë vendosur 192 nxënës.

“Me raportet vjetore janë përfshirë 36 konvikte: konvikte për nxënës në shkolla fillore, konvikte për nxënës në shkolla të mesme, konvikte për nxënës në shkolla fetare dhe konvikte studentore”, kumtoi ESHS.

Konviktet për nxënës dhe konviktet për studentë ofrojnë akomodim, ushqim dhe edukim për nxënësit dhe studentët gjatë shkollimit jashtë vendbanimit të përhershëm të prindërve/kujdestarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat