Taravari: Ndodhi vjedhje brutale zgjedhore

Maqedonia

Taravari: Ndodhi vjedhje brutale zgjedhore

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 22:03
Arben Taravari

Sekretari i Përgjithshëm dhe shefi i Shtabi Zgjedhor pranë Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari për televizionin 24 në emisionin ‘Otvoreno studio’ tha kanë parashtruar aktpadi në Gjykatën Administrative dhe se kanë qenë të hendikepuar për shkak se nuk kanë përfaqësues në KSHZ dhe as anëtarë të Këshillave Zgjedhor.

“Ndodhi vjedhje brutale zgjedhore, posaçërisht në bllokun shqiptar, në disa rajone malore dhe ku ka njerëz më të varfër, që do të thotë fshatrat malore të Tetovës, pastaj Zajazi, Osllomej, Dollneni, Manastiri, Pllasnica, Saraj”, deklaroi Taravari duke thënë se ankesat e tyre kanë qenë për njësinë zgjedhore numër 5 dhe 6.

Taravari thotë se targeti i koalicionin AA në zgjedhje ka qenë 85 deri në 90 mijë vota dhe se sipas ankeatve kështu ka qenë, mirëpo BDI, siç thotë Taravari, sipas anketave ka qenë diku rreth 70 deri në 75 mijë vota.

Taravari thotë se ato i kanë votat, por pyet se nga erdhën 20-30 mijë votat e BDI-së dhe se kjo është e çuditshme. Sipas tij, ka njerëz që janë të vdekur dhe kanë votuar dhe poashtu persona të cilët nuk ndodhen këtu dhe figurojnë se kanë votuar.

“Ne do ta pranonim rezultatin, nëse në Zajaz të hapin një kuti dhe nëse të gjithë janë aty që kanë votuar atëherë ne pranojmë rezultatin dhe ua japim BDI-së 12 deputetët tanë gjatë 4 viteve të ardhshme”, tha Taravari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat