​Ministri i Ekonomisë i Maqedonisë rezulton pozitiv me Covid-19

Maqedonia

​Ministri i Ekonomisë i Maqedonisë rezulton pozitiv me Covid-19

Më: 22 korrik 2020 Në ora: 19:59
Kreshnik Bekteshi

Ministri i Ekonomisë në Maqedoninë Veriore, Kreshnik Bekteshi ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Ai këtë njoftim e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook, duke thënë se nuk ka asnjë simptomë dhe familjarët e tij në testimin e sotshëm që të gjithë janë negativ.

Ky është njoftimi i tij:

Të nderuar miq, familjarë

Dua t’ju njoftoj që edhe përkundër përpjekjeve maksimale dhe respektimit të protokoleve sapo më informuan se kam rezultuar pozitiv me COVID-19, nga testimi i bërë sot paradite.

Fatmirësisht nuk kam asnjë simptomë dhe familjarët në testimin e sotshëm që të gjithë janë negativ.

Duke ju bërë thirrje që të respektojmë protokolet, dëshiroj çdo të mirë për ju dhe familjet tuaja!

Bashkë, edhe me mbështetjen tuaj, do ta tejkalojmë edhe këtë sfidë!

Shëndet e mbarësi për të gjithë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat