Bogoeevski: Zaev mund të grumbullojë 61 deputetë edhe pa BDI-në

Maqedonia

Bogoeevski: Zaev mund të grumbullojë 61 deputetë edhe pa BDI-në

Më: 22 korrik 2020 Në ora: 22:51
Pavle Bogoevski

Ish-deputeti Pavle Bogoevski në Kanal 5 tha se shpreson se BDI do të shkojë në opozitë, dhe se nuk përjashtohet opsioni se Zoran Zaev do të grumbullojë 61 deputetë.

“Në skenën tonë dihet matematika e grumbullimit të deputetëve, ndonjëherë edhe nga tabori i kundërt, përmes lobimit, bindje e kështu me radhë. BDi ka pozicion të mirë për diskutime, pajtohem ne kërkesën për kryeministër të parë shqiptar, por nuk është asgjë tjetër përveç një mënyrë për negociuar”, tha Bogoevski.

Sipas tij, Ligji për amnisti ishte tregti politike për ndryshimin e emrin e që kishte për qëllim anëtarësimin në BE dhe NATO.

Ndryshe, BDI fushatën zgjedhore e bazoi te kryeministri shqiptar, duke provuar kështu kandidatin për kryeministër, Naser Ziberi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat