Kallëzim penal dhe pezullim nga puna për këshilltarin e Çulevit për incidentin në Tetovë

Maqedonia

Kallëzim penal dhe pezullim nga puna për këshilltarin e Çulevit për incidentin në Tetovë

Më: 23 korrik 2020 Në ora: 11:08
Foto ilustrim

Zoran Gjorgjievski, këshilltar në kabinetin e ministrit teknik të Brendshëm, Nake Çulev është pezulluar dhe ndaj tij janë ngritur kallëzime penale për dhunë për shkak të sulmit ndaj shefit të njësisë për siguri në komunikacion në SPB Tetovë Zoran Talev.

Zëvendësministrja shtesë, Slavjanka Petrovska deklaroi se është ngritur procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore ndaj këshilltarit të Çulevit dhe ai do të pezullohet nga puna e tij deri në përfundim të procedurës disiplinore.

“Lidhur me sjelljen e papërshtatshme dhe të dhunshme të anëtarit të MPB-së, Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminale dhe Standarde Profesionale në MPB përfundoi kontrollet e nevojshme për ngjarjen në Tetovë që ndodhi më 15.07.2020 dhe konkludoi se ekziston dyshimi i arsyeshëm se zyrtari policor kreu një veprim penal dhune dhe ngacmimi gjatë kryerjes së shërbimit, për të cilin ndaj tij janë ngritur kallëzime penale”, ka shkruar Petrovska në Facebook.

Ndryshe, në ditën e zgjedhjeve këshilltari i Çulevit sulmoi fizikisht shefin e njësitit për siguri në rrugë në SPB Tetovë, ndërsa grindja u incizua edhe nga kamerat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat