Regjistrohen 123 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Maqedonia

Regjistrohen 123 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Më: 23 korrik 2020 Në ora: 17:21
Klinika e sëmundje Infektive në Shkup

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditor se gjatë 24 orëve të fundit nga 1.312 testime janë regjistruar 123 raste të reja me COVID-19.

Prej rasteve të reja 54 janë në Shkup, 5 në Kumanovë, 4 në Dibër, 18 në Shtip, 5 në Tetovë, 6 në Strugë, 2 në Manastir, 3 Ohër, Gostivar 16, Krushevë 1, Demir Hisar 1, Sveti Nikole 2, Kërçovë 4 dhe Resnjë 1.

Poashtu janë shëruar edhe 74 pacientë. Nga Ministria e Shënedtësië thonë se kanë humbur edhe tre persona, njëri nga Shkupi, një nga Dibra dhe një nga Strumica.

Që nga fillimi i epidemisë numri i pacientëve të diagnostifikuar është 9.669, numri i pacientëve të shëruar është 5.145, i të vdekurve 445, ndërsa momentalisht në Maqedoninë e Veriut ka 4.079 raste aktive

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat