Tre komuna në Shkup me mbi 200 raste me coronavirus

Maqedonia

Tre komuna në Shkup me mbi 200 raste me coronavirus

Më: 23 korrik 2020 Në ora: 18:08
Foto Ilustrim

Siç njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, numri i rasteve aktive në Shkup është 1.938.

Prej rasteve aktive në Shkup, më së shumti raste kanë Komuna e Çairit, Gazi Babës dhe Aerodromit me mbi 200 raste aktive.

Regjistrohen 123 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Sipas të dhënave, në Çair ka 280 raste, Aerodrom 204, Gazi Babë 206, Butell 131, Qendër 165, Karposh 171, Saraj 114, Kisella Voda 169, Gjorçe Petrov 125, Studeniçan 107 dhe Shuto Orizare 108.

Në Komunën e Haraçinës ka 34 raste, Ilinden 25, Petrovec 23, Çuçer Sandevë 11, Sopishte 20, Zelenikovo 13.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat