Moti gjatë ditës së nesërme në Maqedoninë Veriut

Maqedonia

Moti gjatë ditës së nesërme në Maqedoninë Veriut

Më: 24 korrik 2020 Në ora: 00:03
Foto ilustrim

Moti gjatë ditës së nesërme do të jetë me diell dhe me vranësira lokale. Gjatë orëve të pasditet pritet të ketë reshje të shiut.

Do të fryjë erë në drejtim jugor ndërsa temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 13 deri 23 gradë celsius, ndërsa temperatura maksimale prej 30 deri 37 gradë celsius.

Në Shkup moti do të jetë gati i njëjtë, me diell dhe gjatë pasdites pritet të ketë reshje të shiut. Temperatura minimale do të jetë 19 gradë celsius ndërsa temperatura maksimale do të jetë 36 gradë celsius.

Gjatë fundjavës moti pritet të jetë jostabil me reshje të shiut. Nga dita e hënë moti pritet të jetë me diell dhe me rritje të temperaturave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat