Sulm kibernetik në ueb faqet e ministrisë së Arsimit dhe Shëndetësisë

Maqedonia

Sulm kibernetik në ueb faqet e ministrisë së Arsimit dhe Shëndetësisë

Më: 24 korrik 2020 Në ora: 11:54
Foto Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë informon se është në shënjestër të hakerëve, dhe për momentin, web faqja e tyre nuk është në funksion.

Nga atje thonë se nuk funksionojnë as mejlet zyrtare të të punësuarve në institucion.

Për momentin po hetohet çfarë në të vërtetë ka ndodhur, dhe për sa kohë do të zgjidhet problemi.

Është hakuar gjithashtu edhe web faqja e Ministrisë së Arsimit.

Në këto sajte është paraqitur një prapavi e zezë me tekst dhe fotografi nga “Anonimusi”.

“Përsëri ne. Këtë herë target e kemi ministrinë më të mjerueshme. Pas gjithçka që e pamë me sytë tona, nuk mundemi e të ngelemi të revoltuar ndaj gjithë atyre djemve dhe vajzave të vendosur në pozitë të udhëheqin ministri të shëndetësisë, dhe një gjë e mirë: për gjithë personat mjekësor që për momentin në spitale po luftojnë 24/7 për gjithë maqedonasit të prekur me Covid 19, ju ulim kapelën dhe u përkulemi deri në tokë. Çdo respekt”, shkruajtën hakerët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat