Tre miliardë euro për Maqedoninë e Veriut nga pakoja financiare e BE-së

Maqedonia

Tre miliardë euro për Maqedoninë e Veriut nga pakoja financiare e BE-së

Më: 24 korrik 2020 Në ora: 17:36
Foto ilustrim

Deri në vitin 2027 Maqedonia e Veriut do të marrë tre miliardë euro ndihmë nga Bashkimi Evropian.

Këto fonde, liderët e vendeve anëtare i kanë aprovuar pas miratimit të buxhetit shtatëvjeçar. Paratë evropiane vendi duhet t’i tërheqë përmes granteve të pakthyeshme dhe projekteve që kanë për qëllim të përshpejtojnë zhvillimin ekonomik dhe procesin e reformave.

Për shtatë vite fondi i përgjithshëm për shpenzimin e parave evropiane arrin një trilion e shtatëdhjetë e katër miliardë euro.

Përveç kësaj në dispozicion kanë edhe fond për rindërtim të Bashkimit Evropian nga virusi korona në lartësi prej 750 miliardë euro, raporton alsat-m.tv

Për periudhën prej këtij viti deri në vitin 2027, do të shpenzohen para për përballje me Kovid-in, ndërlidhjen infrastrukturore mes vendeve, digjitalizimin, zhvillimin dhe migrimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat