Shërohen 103 persona nga coronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Shërohen 103 persona nga coronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Më: 25 korrik 2020 Në ora: 20:41
Foto

Sot Instituti për Shëndet Publik regjistroi 103 persona të shëruar.

Prej tyre 53 janë nga Shkupi, 3 nga Dibra, 1 nga Shtipi, 6 nga Prilepi, 7 nga Tetova, 5 nga Velesi, 2 nga Manastiri, 1 nga Kavadari, 11 nga Gostivari, 1 nga Strumica, 3 nga Kërçova dhe 9 nga Resnja.

Tre pacientë humbën jetën në Shkup (48, 78 dhe 57 vjet), dy në Kumanovë (92 dhe 75 vjet), dhe nga një në Shtip (80) dhe Strugë (79) si dhe dy në Gostivar (55 dhe 74).

Në Klinikën Infektive gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar 6 pacientë. Numri i pacientëve të hospitalizuar është 75.

Në spitalin në Kozle janë hospitalizuar 11 pacientë të moshuar me COVID-19, 4 fëmijë dhe një nën dhe një foshnjë të dyshuar se janë të infektuar me coronaviurs. Në spitalin ‘8 shtatori’ janë pranuar 11 pacientë të rinj, ndërsa gjithsej ka 99 pacientë.

Në spitalin e Manastirit ka 42 të hospitalizuar, ndërsa në spitalin e Shtipi 46. Në Repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strugë dhe Strumicë ka gjithsej 121 pacientë të hospitalizuar me coronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat