Filipçe: Pas 27 vjetësh në Klinikën e Psikiatrisë shtretërit e vjetër janë zëvendësuar me të ri

Maqedonia

Filipçe: Pas 27 vjetësh në Klinikën e Psikiatrisë shtretërit e vjetër janë zëvendësuar me të ri

Më: 26 korrik 2020 Në ora: 12:54
Filipçe

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot në profilin e tij në ‘Facebook’publikoi se është jashtëzakonisht e rëndësishme që pacientët në Klinikën e psikiatrisë të kenë kushte të mira për qëndrim, duke pasur parasysh se një pjesë e tyre qëndrojnë më gjatë në klinikë.

“Për herë të parë që nga hapja e Klinikës Psikiatrike në vitin 1993, pas 27 vjetësh, shtretërit e vjetër të ndryshkur janë zëvendësuar me 45 të reja me dyshekë të rehatshëm. Dhe në mënyrë që pacientët të kalojnë kohën jashtë në ajër të pastër, janë vendosur banka të reja në disa lokacione përreth Klinikës”, shkruan Filipçe.

Ai thotë se  po investojmë në përmirësimin e kushteve në institucionet shëndetësore për shërbime më të mira shëndetësore për pacientët dhe kushte më të mira pune për punonjësit e shëndetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat