Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO, sukses i diplomacisë amerikane

Maqedonia

Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO, sukses i diplomacisë amerikane

Më: 28 korrik 2020 Në ora: 12:18
Mike Pompeo

Sekretari shtetëror Mike Pompeo, në shënimin e 231 vjetorit të formimit të Departamentit Amerikan të Shtetit i ka theksuar sukseset e diplomacisë amerikane në vitet e kaluara, në mesin e të cilave e përmend edhe anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Ai i ka lavdëruar kaudrot e Departamentit për siç tha “punën e jashtëzakonshme për promovim dhe prezantim të vlerave të tyre demokratike”.

“Gjatë vitit të kaluar, ne kemi vazhduar të bëjmë presion kundër regjimit në Iran, promovuam paqen në Afganistan, dhe u zbuluam aleatëve dhe partnerëve tanë natyrën e vërtetë të Partisë Komuniste Kineze.

“Ne gjithashtu mirëpritëm Maqedoninë e Veriut si anëtaren e 30-të të NATO-s dhe njoftuam një plan për të zbatuar strategjinë e SHBA për gratë, paqen dhe sigurinë, sepse dhënia e grave për pushtet është e drejtë dhe kjo do ta bëjë botën më të sigurt”, ka thënë Pompeo.

Ai gjithashtu ka përmendur përpjekjet e SHBA-ve për luftën ndaj pandemisë COVID-19, tek ata dhe në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat