Maqedoni: 10.213 të infektuar me COVID-19, 4.181 raste aktive

Maqedonia

Maqedoni: 10.213 të infektuar me COVID-19, 4.181 raste aktive

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 08:43
Foto ilustrim

Njëqind e dy raste të reja me COVID-19 nga 1.356 teste janë regjistruar në raportin e djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë për 24 orët e kaluara. Kanë vdekur pesë persona, ndërsa janë regjistruar 99 pacientë të shëruar.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuar-ve me COVID-19 në vendin tonë, që nga fillimi i epidemisë është 10.213, numri i pacientëve të shëruar është 5663, i të vdekurve është 471, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 4181.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve aktive në Shkup ka 1.865, në Shtip-419, në Kumanovë-294, në Tetovë-270, në Gostivar-240, në Shën Nikollë-192, në Strugë-191, në Dibër-124. Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 97.550 teste të COVID-19.

Në Klinikën Infektive janë pranuar nëntë pacientë. Gjithsej të hospitalizuar janë 87. Në aparat me oksigjen janë 40 pacientë, nuk ka pacientë në aparat respiratorë. Në spitalin në Kozle janë hospitalizuar 12 pacientë të moshës madhore pozitivë në Kovid-19, katër fëmijë pozitivë, dhe dy pacientë të dyshimtë për praninë e virusit. Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar 12 pacientë të rinj, gjithsej të hospitalizuar janë 106 pacientë.

Në aparat respirator janë pesë pacientë. Në spitalin në Manastir të hospitalizuar janë 38, ndërsa në spitalin në Shtip të hospitalizuar janë 49 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë dhe Strugë të hospitalizuar janë 130 pacientë – pozitivë dhe të dyshimtë në COVID-19.

Nga Komunat e Shkupit raste aktive ka në Çair – 262, Aerodrom – 205, Butel – 128, Gazi Babë – 193, Qendër – 150, Karposh – 165, Saraj – 105, Kisella Vodë – 179, Gjorçe Petrov – 129, Studeniçan – 92, Shuto Orizarë – 125, Haraçinë – 36, Ilinden – 25, Petrovec – 19, Çuçer Sandevë – 12, Sopishtë – 21, Zelenikovë – 8. Janë edhe tetë raste aktive që janë të huaj, si dhe tre të papërcaktuar.

Autoritetet edhe më tej vazhdojnë të rekomandojnë që mënyra e vetme për të dalë nga kjo krizë shëndetësore është mbajtja e detyrueshme e maskave dhe ruajtja e distancës fizike. Nëse i përmbahemi masave parandaluese, theksojnë ata, numri i pacientëve me COVID-19 do të ulet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat