Shkup, mashtruesit i paraqiten gruas dhe i thonë se e bija ke shkelur një fëmijë, kërkojnë 50 mijë denarë për t’i ndihmuar

Maqedonia

Shkup, mashtruesit i paraqiten gruas dhe i thonë se e bija ke shkelur një fëmijë, kërkojnë 50 mijë denarë për t’i ndihmuar

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 18:49
Foto Ilustrim

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, një person i panjohur i është paraqitur në telefon një shkupjanes dhe i ka thënë se e bija e saj ka kryer aksident dhe ka lënduar një fëmijë. Ai i është ofruar 62-vjeçares për ndihmë nëse i bëhet pagesa prej 50 mijë denarëve.

Më pas gruas i është paraqitur një person tjetër i panjohur, i cili duke qarë i është paraqitur se është e bija e saj.

Gruaja ka nis të dyshojë dhe është paraqitur tek ajo dhe ka kuptuar se bëhet fjalë për mashtrim. Ngjarjen e ka paraqitur dje pasdite në stacionin policor të Bit Pazarit.

Nga MPB shprehen se po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat