Xhemaili: Përderisa nuk ka konflikt, policia duhet të largohet

Maqedonia

Xhemaili: Përderisa nuk ka konflikt, policia duhet të largohet

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 15:47
Albon Xhemaili

Kryetari i Komunës së Bogovinës, Albon Xhemaili pas takimit me përfaqësuesit e bashkësive lokale të Siniçanit dhe Urviç deklaroi se takimi ka qenë konstruktiv, ku banorët e Urviçit dolën me kërkesat e tyre të veta.

“Ata kanë pesë kërkesa. Unë mendoj se këto kërkesa janë të realizueshme dhe duhet të ndihmohen. Ata kërkojnë ndërrimin e tubacioneve të rrjetit të vjetër, ndërsa ne do të kërkojmë nëpërmjet Qeverisë mjete për t’u realizuar kërkesa e tyre. Kanë edhe katër kërkesa të tjera, por nuk dua t’i zbuloj për shkak të procesit”, tha Xhamili.

Ai tha se këto kërkesa kërkojnë mjete financiare dhe se do të kërkojnë takim në Qeveri gjatë ditës së martë.

“Kërkesat janë të realizueshme, vetëm se duhet vullnet nga ana e Qeverisë”, tha Xhemaili i cili shtoi se nuk do të vazhdohet me punë.

Në pyetjen nëse do të ketë protesta, kreu i Komunës së Bogovinës beson se banorët do të qëndrojnë atje deri sa të largohet policia nga vendngjarja.

“Besoj se tani kemi rezultat pozitiv në bisedime dhe përderisa nuk ka konflikt, policia nuk e ka vendin atje dhe duhet të largohet”, tha Xhemaili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat