Sindikatat dhe organizatat e Maqedonisë: Rryma s’duhet të shtrenjtohet

Maqedonia

Sindikatat dhe organizatat e Maqedonisë: Rryma s’duhet të shtrenjtohet

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 17:35
Foto ilustrim

Nëpërmjet një njoftimi disa sindikata dhe organizata të Maqedonisë reagojnë ndaj “vendimit skandaloz të Komisionit Rregullator për Energjetikë për shtrenjtimin e rrymës për 7.4%, dhe kërkojmë menjëherë të anulohet”.

“Revoltuese është se vendimi merret në kulmin e krizës më të madhe të kohës më të re, kur mijëra persona mbesin pa punë apo marrin ulje të pagave, si dhe në periudhën kur zbulohen skandalet e firmave që kanë marrë ndihmë shtetërore dhe nuk kanë paguar pagat për punëtorët. Me propozim-vendim të tillë të dëmshëm edhe një herë vërtetohet se goditja më e madhe e krizës do të jetë ndaj punëtorëve dhe personave më të rrezikuar”, thuhet në kumtesën e sindikatave dhe organizatave.

Nëpërmjet një njoftimi disa sindikata dhe organizata të Maqedonisë reagojnë ndaj “vendimit skandaloz të Komisionit Rregullator për Energjetikë për shtrenjtimin e rrymës për 7.4%, dhe kërkojmë menjëherë të anulohet”.

“Revoltuese është se vendimi merret në kulmin e krizës më të madhe të kohës më të re, kur mijëra persona mbesin pa punë apo marrin ulje të pagave, si dhe në periudhën kur zbulohen skandalet e firmave që kanë marrë ndihmë shtetërore dhe nuk kanë paguar pagat për punëtorët. Me propozim-vendim të tillë të dëmshëm edhe një herë vërtetohet se goditja më e madhe e krizës do të jetë ndaj punëtorëve dhe personave më të rrezikuar”, thuhet në kumtesën e sindikatave dhe organizatave

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat