Dibra me 118 raste aktive me COVID-19

Maqedonia

Dibra me 118 raste aktive me COVID-19

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 17:04
Foto ilustrim

Gjatë 24 orët e fundit në Dibër është vërtetuar një rast me coronavirus.

Numri i përgjithshëm i të diagnostfikuarve që nga fillimi i epidemisë deri tani ka arritur në 206 pacientë.

Momentalisht në Dibër ka 118 raste aktive, shtatë persona kanë humbur jetën ndërsa të tjerët janë shëruar.

“Pjesa më e madhe e rasteve aktive janë me formë të lehtë dhe po shërohen në kushte shtëpiake. Një pjesë po shërohen në spitalin tonë, ndërsa dhjetëra të tjerë ndodhen në Shkup”, shprehen nga Spitali i Përgjithshëm i Dibrës.

Të dhënat zyrtare vërtetojnë se 154 raste janë të fazës së dytë, përkatësisht nga 5 qershori, ndërsa në fazën e parë kishte vetëm 51 raste.

“Shqetësuese është fakti që edhe më tej ka qytetarë të cilët paraqiten me simptoma të virusit në spitalin e përgjithshëm. Ju bëjmë apel të respektohen masat dhe protokollet. Apel të posaçëm për të rinjtë, të cilët në fazën e dytë janë përfshirë më shumë nga virusi, të cilët në numër i madh ndodhen në kafene apo relaksohen në bregun e Liqenit të Dibrës pa respektuar masat”, thonë nga shtabi operativ.

Sipas të dhënave të Departamentit të Dibrës për Punë të Brendshme, gjatë 24 orët e fundit nuk është dënuar asnjë dibran për mosmbajtje të maskës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat