Sot konstituohet Kuvendi i Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

Sot konstituohet Kuvendi i Maqedonisë së Veriut

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 11:29
Foto ilustrim

Sot konstituohet Kuvendi i Maqedonisë Veriut.

Seancën do ta udhëheqë kryetari në largim Talat Xhaferi.

Seanca konstituive do të zhvillohet me votim mekanik dhe nën masa të rrepta kundër pandemisë.

Për herë të parë, konstituimi mbahet jashtë sallës plenare, përkatësisht në sallën e madhe ku sipas shërbimeve të Kuvendit, janë siguruar të gjitha kushtet sipas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore.

Nga VMRO-DPMNE-ja dhe LSDM-ja thonë se nuk janë të njoftuar për mungesë të ndonjë deputeti të sapo zgjedhur.

Edhe 12 deputetët e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa do të jenë prezent.

Ndërkaq nga BDI mësohet se do të mungojë deputeti Arbër Ademi për shkak se është i infektuar me virusin korona.

Me konstatimin e prezencës së shumicë së deputetëve, kryesuesi njofton konstituimin e Kuvendit.

Më pas zgjidhet Komisioni Verifikues i përbërë nga kryesuesi dhe katër anëtarë nga katër parti politike, në këtë rast LSDM, VMRO-DPMNE, BDI dhe ASH-AAA.

Pas verifikimit të mandateve, raporti i Komisionit duhet votuar në seancë. Më pas vijon faza e propozimit të Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve i cili duhet iniciuar me nënshkrimin e 10 deputetëve.

Me zgjedhjen e Komisionit amë për emërime ndërpritet edhe puna e Kuvendit deri në marrëveshjen politike mes partive për shumicë të re parlamentare dhe përcaktimin se kush do të udhëheq me ligjvënësin.

Në mbledhjen e parë propozohet kryetari i Kuvendit, ndërsa më pas edhe nënkryetarët.

Pas marrëveshjes politike për shumicë të re dhe ndarjes së mandatit, në Kuvend nis formim i trupave punues, ndarja në grupe parlamentare etj.

Në grupe parlamentare mund të funksionojnë deputet e LSDM-së, VMRO-DPMNE-së, BDI-së dhe ASH&AAA-së, ndërsa dy deputet e partisë.

E Majta dhe deputeti i vetëm i PDSH-së nuk do të mund të funksionojnë për shkak të mos plotësimit të kriterit për të qenë 5 e më tepër deputet në një grup, njofton Alsat-M përcjell Klan Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat