Sot pesë viktima dhe 75 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Sot pesë viktima dhe 75 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 15:14
Foto Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 830 testime për coronavirus, ndërsa 75 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup-32, Kumanovë-4, Shtip-5, Tetovë-7, Kavadar-8, Gostivar-8, Strumicë-1, Koçan-1, Probishtip-2, Makedonski Brod-2, Vinicë-1, Shën Nikollë-1, Kërçovë-2, Negotinë-1.

Gjatë kësaj periudhe kanë ndërruar jetë edhe pesë pacientë, prej të cilëve një nga Shkupi (52), dy nga Kumanova (55 dhe 82), një nga Gostivari (62) dhe një nga Ohri (64).

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 136 pacientë të shëruar. Prej tyre nga Shkupi-50, Kumanova-16, Prilepi-2, Tetova-5, Struga-28, Ohri-18, Gostivari-2, Krusheva-1, Koçani-1, Makedonski Brod-1, Kratova-1, Shën Nikolla-10, Kërçova-1.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 11.202, prej të cilëve 7108 janë shëruar ndërsa 505 kanë ndërruar jetë. Për momentin raste aktive janë 3589.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat