SPB Tetovë dorëzon kallëzim penal ndaj kryetarit të Bogovinës, Albon Xhemaili

Maqedonia

SPB Tetovë dorëzon kallëzim penal ndaj kryetarit të Bogovinës, Albon Xhemaili

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 16:17
Albon Xhemaili

Ministria për Punë të Brendshme informon se SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj kryetarit të Komunës së Bogovinës Albon Xhemaili, për shkak të siç thonë, ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “punë e papërgjegjshme në detyrën zyrtare”.

Nga MPB thonë se kallëzim penal është ngritur edhe ndaj një personi juridik nga fshati Bogovinë, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ndërtim pa leje.

“I kallëzuari i parë, gjatë muajit korrik 2020, si kryetar i komunës së Bogovinës, ka vepruar nga pakujdesia në kryerjen e detyrës dhe autorizimit të tij zyrtar dhe në kundërshtim me ligjin, ka mundësuar fillimin e ndërtimit të një sistemi të ujësjellësit për nevojat e banorëve të fshatit Siniçan në Tetovë, pa siguruar dokumentacionin e nevojshëm dhe miratimin për fillimin e ndërtimit”.

“Më pas në emër të komunës, nëpërmjet Ndërmarrjes Publike Komunale Alban Xhemaili ka dhënë udhëzime për të angazhuar operator ekonomik, gjegjësisht personin e dytë të paditur, M.A, megjithëse e ka ditur që për ndërtimin e sistemit të ujësjellësit nuk ka pasur leje, ai e ka pranuar angazhimin dhe ka filluar me aktivitetet punuese”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat