Kallëzim penal kundër 38-vjeçares nga Shkupi e cila ka luftuar në Siri - Bota Sot
Kallëzim penal kundër 38-vjeçares nga Shkupi e cila ka luftuar në Siri

Maqedonia

Kallëzim penal kundër 38-vjeçares nga Shkupi e cila ka luftuar në Siri

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 19:01
Foto Ilustrim

Departamenti për Luftimin e Terrorizmit, Ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit në Departamentin për Parandalimin e Krimit të Organizuar ka ngritur kallëzim penal deri tek Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit kundër L.S. (38) nga Shkupi për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “ndihmë”, në lidhje me krimin e “pjesëmarrjes në një ushtri të huaj, polici, formacione paramilitare ose parapolicore”.

E akuzuara u largua dy herë nga territori i Maqedonisë dhe me vetëdije ka shkuar për në Siri, ku mori pjesë në aktivitetet e organizatës terroriste të “Shtetit Islamik” (ISIS).

Më 10 mars të këtij viti, ajo u deportua në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit me një fluturim nga Stambolli.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat