Maqedoni: Ministria e Arsimit e pret qëndrimin e SASHK-ut para se t’i bëjë të ditur protokollet

Maqedonia

Maqedoni: Ministria e Arsimit e pret qëndrimin e SASHK-ut para se t’i bëjë të ditur protokollet

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 13:38
Foto Ilustrim

Në pritje të protokolleve me të gjitha detajet si do të punojnë shkollat nga 1 shtatori, Ministria e Arsimit dhe Shkencës publikoi Udhëzim me doracak për mirëmbajtjen e objekteve shkollore së bashku me video si të pastrohen dhe dezinfektohen.

Qëndrimi i grupit të punës së MASH-it dhe Komisionit për Sëmundje Infektive është që mësimi në vitin shkollor 2020/2021 të ndiqet me prani fizike të nxënësve gjithkund ku ekzistojnë kushte dhe në varësi të gjendjes epidemiologjike në një mjedis të caktuar.

Sipas paralajmërimit, protokollet duhet të miratohen në seancën e Qeverisë, por me siguri kjo nuk do të jetë në seancën e sotme sepse, siç deklaroi për AIM zëvendësministrja e Arsimit dhe Shkencës Elizabeta Naumovska, kanë lënë që Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) të prononcohet me mendimet e tyre për modelet e mësimit që propozohen. Kryetari i SASHK-ut Jakim Nedellkovi për MIA-n deklaroi se kanë reaguar që si sindikatë përfaqësuese nuk janë përfshirë në grupin e punës të MASH-it që të këshillohen për protokollet, ashtu që është dakorduar deri nesër MASH-it do t’i dërgojnë mendim.

Sipas tij, më me rëndësi është siguria – e mësimdhënësve dhe të gjithë të punësuarve në shkolla, si dhe të nxënësve, dhe konsideron se secila komunë duhet të bëjë protokoll të vetin sipas kushteve të tyre, ndërsa mësim onlajn të ketë vetë atje ku nevojitet.

Zëvendësministrja Naumovska sot përsëriti se mbetet ajo që paraprakisht ishte paralajmëuar – protokollet t’i bëjnë të ditur para opinionit më 10 gusht, ndërsa drejtorët e shkollave të kenë një javë të bëjnë plan për shkollën e tyre sipas udhëzimeve nga MASH-i sepse, tha Naumovska, ata më mirë e dinë gjendjen në terrenin e tyre dhe si më mirë ta menaxhojnë gjendjen.

Grupi i punës së MASH-it dhe Komisioni në takime konsultuese i kanë përcaktuar detajet për protokolle për gjendje të ndryshme – për komuna më të vogla dhe më të mëdha, madhësinë e shkollave dhe kapaciteteve hapësinore, numrin e nxënësve, moshën e tyre, protokolle për fëmijë të sëmurë kronikë etj. Ka disa modele edhe vetëqeverisjet lokale, të cilat kanë shtabe të krizës, do të bëjnë vlerësim cili model dhe në cilën periudhë do të jetë i dobishëm sipas gjendjes me epideminë. Në këtë rast Naumovska theksoi se është me rëndësi që secili model i mësimit nxënësit të jenë të sigurt nëse ndiqen udhëzimet dhe të respektohen protokollet për mbrojtje.

Atje ku do të ketë mësim në distancë, tha ajo, nuk do të thotë që modeli e-mësim do të zbatohet gjatë të gjithë vitit shkollor, por derisa zgjat rreziku nga virusi dhe do të mund të kalohet nga njëri në modelin tjetër. Mësimi i kombinuar do të zbatohej për paralele më të mëdha, me rotacione të nxënësve nga një paralele – disa që do të shkojnë në shkollë dhe disa që nga shtëpia onlajn dhe në të njëjtën kohë do ta ndjekin mësimin. Rotacioni do të ishte në dy javë. Pavarësisht se cili model i mësimit do të zgjidhet, është paraparë orët të shkurtohen, ndërsa për më të vegjlit të jenë 20 minuta. Për e-mësim do të definohet platformë që do t zbatohet në nivel të shkollës, por mund të ndryshojë nga një shkollë në tjetrën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat